Me zërin e tij të veçantë, ai ka arritur të renditet si njëri ndër reperët më të njohur dhe të përfolur në skenën muzikore.
Bëhet fjalë për reperin nga Prishtina, Granit Bajraktari i njohur me emrin artistik Elinel, transmeton Gazeta Express.
Elinel së fundmi për të gjithë fansat e tij ka publikuar projektin e tij më të ri.
“A mke harru”, titullohet kënga më e re nga Elinel në bashkëpunim me këngëtaren Erysha, një këngëtare shumë e talentuar emri i vërtetë i të cilës është Erika Shabani.
Një këngë ritmike e cila i dedikohet dashurisë, e realizuar nga producenti Cricket Music.