Sport

Mitrovica e mëson kundërshtarin në 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve

Mitrovica, do të përballen me vajzat e Wolfsburgut.

Në fazën e 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve, kampionet e Kosovës, Mitrovica, do të përballen me vajzat e Wolfsburgut.

Mitrovica ka shkruar historinë në futbollin e vajzave në Kosovë këtë vit, pasi që paraqitjet e saj ia kanë siguruar një vend në mesin e 32 skuadrave më të mirë në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Kosova e edhe Shqipëria për herë të parë u përfaqësuan në rundin e 32 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve së vajzave. /Lajmi.net/