Ai është një nga kantautorët më të dashur dhe më të vlerësuar nga publiku.
Koncerti i fundit i Alban Skënderaj ka treguar dhe njëherë për suksesin e tij. Miriami ndejehet mjaft krenare për partnerin e saj. Ajo ka treguar disa detaje nga koncerti i mbrëmshëm që mbajti Albani.
‘Mbreme kuptova dhe njehere qe dashuria e paster dhe e sinqerte e publikut per ty eshte ajo qe ben diferencen e vertete!
Mijra veta priten me ore te tera ne shi dhe kenduan cdo fjale nga kenga e para tek e fundit. Kam pare femije nga mosha 3 vjec deri tek te moshuar duke brohoritur emrin tend. Mijera veta qendronin mbrapa skene pa mundesine per te pare por duke kenduar me gjithe shpirt deri ne tingullin e fundit te ketij koncerti.
Do me mbetet ne kujtese edhe nje vajze sviceriane tek te tridhjetat e cila kishte udhetuar nga Gjeneva enkas per te pare koncertin dhe kishte mesuar nder vite Shqip midis kengeve te tua. Kendonte cdo fjale e germe ne perfeksion.
Jam e lumtur per ty sa fjalet nuk mjaftojne.
Zoti te dhente gjithmone ate qe shpirti dhe arti yte i vertete meriton.’-shkruan Miriam Cani pafundësisht e lumtur për suksesin e partnerit të saj. Me anë të këtij postimi ajo u ka dhënë fund të gjitha thashethemeve për një krizë në çiftin e tyre.