Në ditët e sotme pak këngëtare na rastis t’i shohim të paraqiten aq thjesht si Miriam Cani. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, por natyraliteti i saj është gjëja që më së shumti e karakterizon.
Edhe fotografitë, të cilat vendos t’i ndajë me fansat nga eventet apo mbrëmjet e ndryshme, grimi i saj ndryshon nga grimet e Instagramit, të cilat aktualisht janë shumë në trend. Këngëtarja duket shumë e freskët duke theksuara vetëm elementët më kryesore të fytyrës, shkruan KosovaPress.
Miriami shumë shpesh shpërndanë fotografi me bashkëshortin Albanin dhe vajzën e tyre të mrekullueshme Ameli. Ndërkohë që është duke punuar edhe për projekte të reja muzikore, të cilat pritet të përfundojnë së shpejti.
Si duket kjo familje do të vazhdojë të mbetet si model i një familjeje perfekte për një kohë të gjatë.