ShowBiz

Më mirë njihni trupin e Bleona Qeretit se tuajin, ja çfarë ka zbuluar tani këngëtarja

Nëse ka diçka që publikohet pafund në rrjetet sociale është trupi thuajse i zhveshur i këngëtares shqiptare Bleona Qereti.

Ajo ka vendosur që në këtë prag fundviti të publikojë disa foto nga setet e mëparshme fotografike.

Në fakt duket sikur ajo s’ka lënë gjë pa treguar dhe si për të mos mjaftuar na ka rifreskuar të gjithëve kujtesën me fotot provokuese.

Nëse hyn në profilin e saj në Instagram gjen të postuara e të ripostuara për të disatën herë të njëjtat foto.

Diçka mund të thuhet me siguri së Bleona është mjaft nostalgjike, por njëkohësisht dhe mjaft këmbëngulëse që të gjithë të njohin me detaj çdo pjesë të trupit të saj.

Veç aftësisë për të bërë modelen, Bleona është lavdëruar dhe për guximin e saj, pasi jo çdokush mund të realizojë këto foto kaq të nxehta. /Gazeta Express/

the authorE B