Sport

​Edhe Bryant përfshihet në debat, flet për Messin dhe Ronaldon

Koby Briant e ka pranuar se është shumë e vështirë të zgjedhësh në mes të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Legjenda e basketbollit, Koby Bryant është treguar shumë diplomat kur është pyetur se kush është më i mirë, Leo Messi apo Cristiano Ronaldo.

Por, ai ka qenë i qartë kur është pyetur për skuadër, pasi tha se pëlqen Barcelonën për shkak të mënyrës si luan.

“Është shumë e vështirë të vendosësh se cili futbollist është më i mirë dhe kjo varet se çafër kërkon. Për tiki-taka do të zgjedhja Messin, por nëse dëshironi më shumë agresivitet, atëherë Ronaldon”, tha Bryant në një intervistë për NBA.com.

“Ndërsa për skuadra nuk kam dyshim. Më pëlqen stili i Barcelonës, është shumë qef t’i shikosh duke luajtur”. /Express/