Aktuale

Ministrja e re thotë se Qeveria duhet të përmbushë obligimet për liberalizmin e vizave

Përgjegjësja e Kosovës për integrime në BE, Dhurata Hoxha i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës t’i përmbushë kriteret e kërkuara nga BE për liberalizimin e vizave. Ajo ka thënë se Qeveria e re është e përkushtuar për ta çuar procesin përpara.

Ramush Haradinaj e ka kthyer në pikën zero procesin e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi. Në këtë mënyrë, ai ka bllokuar edhe më shumë mundësinë që të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës pa ndodh demarkacioni me malazezët.

Sidoqoftë, Ministrja e re e Integrimeve, Dhurata Hoxha, thotë për Radion Evropa e Lirë se kriteret e BE-së janë të qarta sa i përket liberalizimit të vizave dhe, sipas saj, puna e Qeverisë së re, duhet të fokusohet ndër të tjera në plotësimin e tyre.

Sipas saj, do të shtohen angazhimet, duke kërkuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të intensifikojnë punën për plotësimin e kritereve.

“Tani për tani Kosova ka obligime dhe duhet përmbushur. Pas plotësimit të kushteve, atëherë vazhdon procesi i koordinimit me institucionet e BE-së për liberalizimin e vizave. Qeveria e re dhe unë personalisht, si ministre, jemi të përkushtuara që të kemi një qasje proaktive në avancimin e agjendës evropiane”, thotë Hoxha.

Pos demarkacionit, kushti tjetër për Qeverisë, është edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, zyrtarë nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që institucionet të mos vonojnë në përmbushjen e kritereve, nëse synojnë liberalizimin e vizave në një afat më të shpejtë.

the authorE B