Ministri spanjoll i sportit, Miguel Kardenal ka thënë se pasaporta e Kosovës nuk vlen në Spanjë, kjo për shkak se vendi nuk e njeh Kosovën si shtet
Këtë ai ia ka thënë basketbollistit, Justin Doelman i cili do të luaj në përfaqësuesen e Kosovës në basketboll, shkruan b92.
“Pa asnjë dyshim, pasaporta e Kosovës në Spanjë është e pavlefshme, për shkak se Kosova nuk është shtet”, ka thënë Kardenal, duke vazhduar se Doelman dhe asnjë lojtar tjetër nuk mund të hynë në Spanjë nëse vendi nuk e ka njohur vendin prej nga vijnë.
Amerikani Justin Doelman ka pranuar ofertën për të luajtur në ekipin e Kosovës, mirëpo ende po vazhdon ta mbajë kontratën me atë të Barcelonës./Express
