Aktuale

Ministri i Shëndetësisë: Do të kemi ngritje të personelit mjekësor dhe të buxhetit

Në zhvillimin e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka theksuar se janë gjetur borxhe të shumtë dhe se ky buxhet është një hap i parë i krijimit të një momentumi të ri për shëndetësinë kosovare.

“Do të kemi një ngritje të personelit mjekësor. Gjatë vitit do të shohim ngritje të tjera buxhetore”, ka thënë Ismaili, raporton Indeksonline.

Duhet shtuar se buxheti për vitin 2018 është paraparë të jetë mbi 2 miliardë euro./Indeksonline/

the authorE B