Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është duke i vënë në rrezik marrëdhëniet e vjetra shekullore të Turqisë me Gjermaninë, ka thënë ministri i Financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble.
Marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve aleate të NATO-s janë përkeqësuar pasi Turqia i arrestoi gjashtë aktivistë të të drejtave të njeriut javë më parë, përfshirë dhe një gjerman, si pjesë e një lufte më të gjerë që prej puçit të dështuar kundër Ergodanit vitin e kaluar, transmeton Express.
“Ai [Erdogan] është duke e rrezikuar partneritetin e vjetër shekullor mes dy vendeve. Është dramatike, duke qenë se shumë gjera na lidhin. Por, nuk mund të lejojmë të shantazohemi,” ka thënë ministri gjerman.
Shefi i shtabit i kancelares gjermane, Angela Merkel, tha dje se sjellja e Turqisë është e papranueshme dhe se Gjermania e ka për obligim t’i mbrojë kompanitë dhe qytetarët e vet, por se dëshiron të mbajë marrëdhënie të forta bilaterale me Turqinë./Express/