Ministri i Drejtësisë i Gjermanisë, Heiko Maas, i ka dënuar sot komentet më të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me dhunën e shkaktuar nga supermacistët e bardhë gjatë një tubimi në Virginia.
“Është e padurueshme se si Trump tani nuk po komenton rreth dhunës së shkaktuar nga grupi i njerëzve të ekstremit të djathtë nga Charlottesville,” ka thënë Maas në një komunikatë, duke i pasqyruar shqetësimet e spektrit politik gjerman rreth presidencës së Trumpit, transmeton Express.
Maas është anëtar i partisë konservatore të koalicionit qeverisës të kancelares Angela Merkel dhe politikani më i lartë deri më tani që e adreson ndryshimin më të fundit në retoriken e Trumpit për dhunën./Express/