Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, priti në takim pesë olimpistët kosovarë të cilët morën pjesë në Olimpiadën e Matematikës në Rio të Brazilit.
Ministri Bajrami u shpreh mjaft i kënaqur me arritjet e të rinjve përderisa tha se përkrahja e vazhdueshme për ta nuk do të mungoj.
Nga pesë olimpistët që morën pjesë në këtë olimpiadë, Shend Zhjeqi mori medaljen e bronztë në një konkurrencë prej mbi 100 shtetesh.
Këta u shpërblyen nga ministri edhe me të holla, ku Shend Zhjeqi u shpërblye me 1000 euro, Ardita Berisha 500 euro, Viktor Ahmeti 500 euro, Alban Elezi 300 euro dhe Flutura Shabani me 300 euro.