ShowBiz

Mimoza shfaqet mahnitëse, konkurrencë këngëtareve të reja

Ndonëse ka kaluar të 40-at, ajo vazhdon të jetë shumë në formë sa i përket linjave të saj.

Është kjo këngëtarja e njohur Mimoza Mustafa e cila ndonëse më pak aktive në skenën muzikore, atë nganjëherë e shohim aktive përmes rrjeteve sociale, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht moshës që ka, Mimoza lirisht mund t’ju bëjë konkurrencë shumë këngëtareve të reja.

Së fundmi Mimoza në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi ku shfaqet tejet seksi e veshur me një fustan të gjatë e të kuq që vë në pah linjat e saj.

Forma të tilla si të Mimozës, shumë kush do t’ia kishte lakminë.

Ndryshe “Qelibar” është projekti i fundit i Mimozës në bashkëpunim me bashkëshortin e saj këngëtarin Shkumbin Kryeziu./Gazeta Express/

the authorE B