ShowBiz

Mimoza në gjumë, Seldi nuk përmbahet dhe ia publikon këtë foto

Ata janë çifti më i ri dhe më simpatik i estradës shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtarët e njohur Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu të cilët vetëm pak javë më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë në një festë private familjare në Zvicër, transmeton Gazeta Express.

Mimoza e Seldi së fundmi publikuan edhe projektin e tyre të parë si një çift i dashuruar.

“Dashni”, titulluohet projekti më i ri i dyshes së njohur e cila për pak ditë ka arritur të ketë mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në “Youtube”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Seldi përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram.

E derisa Mimoza ishte në gjumë, Seldi kishte shkruar që ajo të zgjohet pasi kanë arritur 1 milionë vetëm për katër ditë.

”Zgjohu @mimozashkodra se u bo 1 milion shum flm tgjithve 1 milion per 4 dit”, ka shkruar Seldi.

the authorE B