Milot Llalloshi dhe bashkëshortja e tij Erxhina, janë çifti më simpatik i estradës.
Çifti i njohur kohë më parë kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë, transmeton Gazeta Express.
E së fundmi Miloti përmes një fotografie tregon se sa shumë e dashuron bashkëshorten e tij.
Ai ka postuar një fotografi të Erxhinës, ku lë mbishkrim “Oh bukuroshe”.
Nga kjo mund të kuptoni se sa shumë e dashurojnë ata njëri-tjetrin.