Sport

Milot Rashica lider në Werder Bremen, merr përgjegjësi të madhe për edicionin e ri

Milot Rashica, në edicionin e ardhshëm i është dhënë një përgjegjësi shtesë te Werder Bremeni.

Në Gjermani është konfirmuar se trajneri i Werder Bremenit Florian Kohfeld ia ka besuar futbollistit të Kosovës ekzekutimin e penalltive.

Pas largimit të Max Kruse që ishte përgjegjës për penalltitë edicionin e kaluar, këtë rol e ka marrë tani futbollisti nga Vushtrria.

Rashica konsiderohet lojtari më i mirë i skuadrës gjermane pas formës së jashtëzakonshme që tregoi në edicionin e kaluar.

23-vjeçari shënoi 12 gola dhe asistoi gjashtë herë në 30 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Te Werder Bremeni, Rashica u transferua në janar të vitit 2018 nga Vitesse për shtatë milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022.

Rashica ka edhe 24 ndeshje e katër gola të realizuar me Kosovën.