Sulmuesi polak pritet të kthehet në fushat e blerta brenda një muaji.
Lajme të mira për Napolin, pasi që sulmuesi Arkadiusz Milik është duke u rikuperuar në kohë rekorde.
Ish-futbollisti i Ajaxit që gjatë verës u transferuar në Serie A, ka pësuar një lëndim të rëndë në muajin tetor dhe pasi që shërimi i tij po shkon me hapa të shpejtë, ai synon që të jetë në 100% të formës në ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, që Napoli i luan në muajin shkurt.
“Brenda një muaji do t’i jap Milikut lejen që të nisë të luajë”, ka deklaruar mjeku i klubit, Pier Paolo Mariani.
“A do të luajë ndaj Real Madridit? Jam optimist se po”.
Milik ka realizuar shtatë gola në nëntë ndeshje, para se të lëndohej teksa luante me kombëtaren polake.