ShowBiz

Miley Cyrus sjellë Malibu

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus, e cila është rikthyer tashmë për të sjellë albumin më të ri për të cilin është duke punuar tash e sa kohë, ka lansuar mbrëmë këngën e parë nga ky album të quajtur “Malibu”.

Kënga tashmë ka marrë më shumë se 3 milionë klikime në kanalin Youtube dhe ka marre shumë komente pozitive nga fansat të cilët me padurim po e presin t’i dëgjojnë të gjitha këngët, shkruan KosovaPress.

24 vjeçarja ka ardhur me një paraqitje krejtësisht ndryshe, shumë më natyrale dhe më vetvetja, një gjë që është vlerësuar jashtëzakonisht shumë nga publiku.

Si duket familja Cyrus do të jetë ndër më të diskutuarat në këtë vit pasi që edhe motra e vogël e Mileyt, shtatëmbëdhjetë vjecarja Noah Cyrus, tashmë ka filluar të lansojë projektet e para muzikore, me të cilat ka dëshmuar talentin e saj në fushën e muzikës.

the authorE B