Milani ka arritur të fitojë në ndeshjen kundër Sassuolos me rezultat 4-1.
Ndeshja u zvillua në “Mapei Stadium” në kuadër të javës së shtatë të Serie A-së, shkruan Gazeta Express.
Milani tregoi dhëmbët dhe arriti të fitojë si mysafir në ndeshjen e sotme, pasi në tri ndeshjet e fundit në Serie A ka barazuar.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Franck Kessi, i cili në minutën e 39’ nga mesi u fushës mori vrapin dhe shkoi deri te zona e kundërshtarit, ku pastaj me lehtësi e mposhti Consiglin e Sassuolos.
Pjesa e parë përfundoi me një gol të shënuar, ndërsa në atë të dytën u shënuan edhe katër të tjerë.
Në minutën e 50’ Suso me një supergoditje arriti ta shënojë një gol të bukur, kështu duke e dyfshuar epërsinë.
Menjëherë pas tij, ishte spanjolli tjetër i ardhur nga Villarreali si i huazuar, i cili me një të majtë precize nga distanca e dërgoi rezultatin në 3-0.
Sassuolo pastaj në minutën e 69’ me anë të sulmuesit serb, Djurcic, arriti ta shënojë golin e parë të skuadrës së tij.
Ishte Suso, i cili shënoi golin e tij të dytë personal, duke e thelluar eprësinë ndaj Sassuolos, ku në minutën e 92’, pas një devijimi, goditja e tij përfundoi në rrjetë.
Me këtë fitore, djelmoshat e Gattusos ngriten në pozitën e 10-të me 9 pikë, dhe kanë një ndeshje më pak.
Milani të enjtën do të luajë në San Siro kundër Olympiakosit në kuadër të Evropa Ligës, kurse Sassuolo luan në vikendin e ardhshëm në Serie A si mysafir kundër Napolit. /Gazeta Express/