Sport

Milani sqaron gjithçka: Asnjë lojtar i infektuar me koronavirus

Milani e ka lëshuar një njoftim zyrtar për ta konfirmuar se asnjë lojtar dhe asnjë pjesëtar tjetër i klubit nuk është  infektuar me virusin Covid-19, pas komenteve të presidentit Paolo Scaroni që shkaktuan konfuzion.

Presidenti i klubit kuqezi Paolo Scaroni i kishte shqetësuar tifozët e Milanit të premten me deklaratën e tij se Milani i ka disa lojtarë të infektuar, por që janë duke u shëruar, transmeton Gazeta Express.

“Ne i kemi disa lojtarë të infektuar që po shërohen, por dy Maldinit janë mirë tani”, kishte thënë Scaroni në një intervistë të dhënë të premten.

“Milanello është hapur dhe tani ne i kemi nisur sërish seancat stërvitore, duke e mbajtur distancën. Ne jemi duke i ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt rinisjes së sezonit”.

Lajmi se drejtori i klubit Paolo Maldini dhe djali i tij, mesfushori Daniel, kishin testuar pozitivë në testin për koronavirus, mirëpo deklaratat e tij kishin lënë të kuptohej se kishte edhe raste të tjera, gjë që tani klubi kuqezi e ka mohuar.

“Milani lajmëron se, në bazë të testeve mjekësore që janë bërë deri më tani për të gjithë lojtarët dhe stafin e ekipit të parë, nuk ka pasur ende asnjë rast pozitiv për Covid-19”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Ekipi do t’i vazhdojë stërvitjet individuale në Milanello. Të gjitha testet e nevojshme mjekësore do të kryhen për të gjithë lojtarët në dispozicion të trajnerit gjatë ditëve të ardhshme”.

the authorGazetaKNN