Milani është takuar të hënën me Paris Saint Germain për mesfushorin Grzegorz Krychowiak.
Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, Milani nuk do të takohet sërish me Lazion për Lucas Biglian, për shkak të çmimit të lartë të lojtarët.
Kuqezinjtë nuk duan të humbasin kohë dhe menjëherë janë hedhur në sulm për të gjetur një tjetër mesfushorë.
Në listë është, Grzegorz Krychowiak, i cili iu bashkua PSG-së për 30 milionë euro verën e kaluar dhe ka bërë vetëm 11 paraqitje si titullarë me gjigantët francez në sezonin 2016/17.
E përditshmja italiane beson se marrëveshja mund të arrihet gjatë ditës së sotme, pasi edhe lojtari dëshiron të largohet nga “Parc des Princes”, i cili është joshur nga oferta e shtatë herë kampionëve të Evropës.
Ky do të ishte transferimi i pestë për Milanin deri më tani këtë verë, pas Mateo Musacchio, Franck Kessie, Ricardo Rodriguez dhe Andre Silva, ky i fundit tashmë ndodhet në Milano për testet mjekësore dhe gjatë ditës mund të zyrtarizohet si lojtar i Kuqezinjve. /Express/