Napoli e ka bërë një hap të madh prapa në luftën për titullin kampion.
Napolitanët kanë barazuar me Milanin, duke i dhënë mundësi Juventusit që me fitore eventuale ndaj Sampdorias sonte, të shkojë në +6.
Sfida në “San Siro” u mbyll pa gola, 0:0.
Të dy skuadrat patën rastet e tyre, por pa konkretizim.
Napoli mbetet në pozitën e dytë me 78 pikë, ndërsa Milani i gjashti me 53. /Lajmi.net/