Drejtuesit e Milanit po insistojnë që ta transferojnë Mateo Kovacic nga Real Madridi
Sipas gazetës italiane, “La Repubblica”, drejtuesit e skuadrës së Milanit nuk e kanë harruar Mateo Kovacicin, përcjell Express.
Thuhet se Rossonerët do të tentojnë sërish ta blejnë ish-anëtarin e Interit, të cilin tentuan ta transferonin edhe gjatë verës, por dështuan.
Nëse Kovacic nuk do të largohet nga Reali, Milani do të ketë një plan B. Sipas “La Repubblica” ekip nga San Siro do të mundohet ta transferojë Cese Fabregasin nga Chelsea. /Express/
