Milani është duke u interesuar për Cavanin.
Milani është duke menduar që ta largojë sulmuesin, Edinson Cavani, nga Paris Saint-Germaini.
E ardhmja e uruguaianit është në dyshim pas ardhjes së Neymar dhe tollovisë së krijuar për ekzekutimin e penaltive.
Këtë tollovi të krijuar te PSG-ja po mendon ta shfrytëzojë Milani që shpreson ta transferojë 30-vjeçarin gjatë verës, raporton Rai Sport, transmeton Gazeta Express.