Sport

Milani ia ofron Donnarummas një kontratë të re me pagë të njëjtë

Milani raportohet se i ka bërë ofertë portierit italian, Gianluigi Donnarumma, të nënshkruajë kontratë të re, mirëpo me pagë dhe kushte të njëjta si kontrata aktuale.

Kontrata e Gianluigi Donnarummas me Milanin skadon në qershor të vitit 2021 dhe drejtori ekzekutiv Ivan Gazidis dëshiron të sigurohet që italiani ta rinovojë kontratën sa më shpejt, që të mos rrezikojë ta humbë atë për asnjë cent, transmeton Gazeta Express.

Për të ardhmen e Donnarummas është raportuar shumë gjatë vitit të fundit, pasi që italiani, i cili paguhet gjashtë milionë euro në vit, raportohej se mund të bëjë sërish probleme me kontratën e tij, si herën e fundit.

Gazeta italiane La Gazzetta dello Sport pretendon se kuqezinjtë i kanë ofruar atij pagë prej gjashtë milionë eurosh në vit gjatë diskutimeve me përfaqësuesin e futbollistit, agjentin Mino Raiola.

Me ardhjen e Gazidisit në postin e drejtorit ekzekutiv, mediumet italiane raportuan se Milani do t’ua ulë pagat futbollistëve. Megjithatë, Donnarumma tani raportohet se përbën përjashtim dhe atij s’do t’i ulet paga.

the authorGazetaKNN