Me ardhjen e kinezëve në krye të Milanit, kanë nisur edhe ndryshimet në klub. ‘Viktima’ e parë e ndryshimit në presidencën e Milanit, është Ardiano Galliani, i cili deri më tani ka mbajtur postin e drejtorit sportiv në klub.
Nga sot në këtë pozitë është emëruar Marco Fasone, i cili do të nisë punën e re, menjëherë pasi që biznesmenët kinezë të marrin kontrollin e plotë të klubit italian, transmeton KosovaPress.
Fasone më herët ka punuar edhe te dy rivalët më të mëdhenj të ‘rossonerëve’, Interi e Juventusi.
Tags:Milani