Milani ka shfaqur interesim për qendërmbrojtësin e Schalkes, Matija Nastasic, sipas Calcio Mercato.
Kuqezinjtë e dëshirojnë ta marrin 27-vjeçarin në huazim, por së pari u duhet ta largojnë mesfushorin e padëshiruar në klub, Lucas Paqueta, për të krijuar të hyra për marrëveshjen me klubin gjerman, transmeton Gazeta Express.
Nastasic, i cili luajti për Manchester City para se të transferohej në Bundesligë, pati shumë telashe me lëndime sezonin e kaluar.
Ai i bëri vetëm 16 paraqitje në Bundesligë për Schalken sezonin e kaluar.