Sport

Milani blindon Suson (Foto)

Suso pritet të rinovojë kontratën me MIlanin

Pas paraqitjeve mbresëlënëse këtë edicion, Milan është duke menduar që të rinovojë kontratën me anësorin spanjoll, Suso, raporton “Marca”, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Marca”, Suso pritet të nënshkruajë kontratë të re deri në vitin 2021, i cili ka konfirmuar se tashmë kanë filluar bisedimet.

“Ka disa javë që po flasim për rinovimin e kontratës”, tha fillimisht ai për “Marca”.

“Duhet t’i qartësojmë edhe disa gjëra. Por, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem, momentalisht nuk jam duke menduar për asgjë tjetër”, shtoi spanjolli.

Montella po krijon një skuadër të fuqishme, pjesë e të cilës do të jetë edhe Suso, që mund të llogaritet si më meritori për suksesin e Milan në Superkupën e Italisë. /Express/