Milani ende shpreson se Donnarumma do të ndërrojë mendje dhe do të qëndrojë në “San Siro”.
Ka qenë një kaos i vërtet që kur talenti italian, Gianluigi Donnarumma, bëri të ditur se nuk do të vazhdojë kontratën me Milanin, e cila i skadon në vitin 2018, transmeton Gazeta Express.
Pas trajnerit, Vincenzo Montella i cila tha se shpreson që Donnarumma do ta vazhdojë kontratën dhe të qëndrojë në “San Siro”, ka folur edhe drejtori sportiv i klubit, Massimiliano Mirabelli.
Ai tha se klubi është i sigurt se do të vazhdojë ta mbajë Donnarumma, që bëri debutimin si 16 vjeçar.
“Do të donim që kjo të ishte si një përrallë me një fund të lumtur, jemi të qetë dhe të sigurt. Ne jemi dukë bërë punën tonë, jemi duke pritur”, tha Mirabelli.
“Pas Kampionatit Evropian U-21 do të ulemi dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.
Real Madridi dhe Juventusi janë duke klubet që mezi presin të nënshkruajnë me 18 vjeçarin e talentuar. /Gazeta Express/




















