Sport

Milani arrin marrëveshje për Keitan

Lazio dhe Milani kanë arritur marrëveshje për sulmuesin, Keita Balde.

Këtë gjë e ka konfirmuar agjenti i 22-vjeçarit, transmeton zeri.info

Senegalezi pati një edicion të shkëlqyer me fanellën e Lazios dhe kështu ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

Sipas disa spekulimeve thuhet se Milani ka arritur marrëveshje me Lazion për dy futbollistë lazial, mesfushorin Lucas Biglia dhe sulmuesin Keita Balde.

Agjenti i Keitas, Roberto Calenda ka thenë se Lazio tashmë ka arritur marrëveshje me Milanin për lojtarin e tij.

“Pas disa muajve, ne u takuam me presidentin (Claudio Lotiton). Ata më komunikuan se kanë arritur marrëveshje me Milanin, kështu që e kuptuam se ai është në shitje. Tani, ne do të shqyrtojmë mundësitë tona.”, u shpreh agjenti i Keitas./Zëri