Milan në afatin kalimtar veror shpenzoi 230 milionë euro dhe në mesin e 11 përforcimeve, të cilat kanë arritur në “San Siro”, nuk është Pierre-Emerick Aubameyang, edhe pse lojtari nga Gaboni ishte në mesin e dëshirave të mëdha të italianëve.
“Aubameyang është lojtar i shkëlqyeshëm. Ai dëshiroi të vijë në Milan, por disa “martesa” thjesht nuk kanë sukses”, ka thënë drejtori i klubit të Milan, Massimiliano Mirabelli.
Sipas tij, Borussia Dortmund nuk ka dashur që ta shesë lojtarin dhe kjo është arsyeja e mosardhjes së tij në Milan.
Por, ai shpreson se në afatin kalimtar të janarit serish do të synojnë të sjellin futbollistin e njohur në radhët e veta.
“Ekipi duhet të jetë i plotë, ishte e pamundur që të plotësohet me shumë fytyra të reja. Për çdo rast, janari është afër dhe ne jemi të gatshëm”, ka thënë Mirabelli./KosovaPress/