Sport

Milan transferon yllin e njohur të kërkuar nga Bonucci

Milan ka siguruar përforcimin e parë të madh, gjatë afatit kalimtar të verës.E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se Pepe Reina do të nënshkruajë me “Rossonerët”.

Kapiteni Leonardo Bonucci ka kërkuar përforcime të nivelit të lartë në ekip, përcjell “lajmi.net”.Dhe, krerët e klubit ia kanë dëgjuar këshillën duke siguruar shërbimet e portierit të Napolit.

Reina do të nënshkruajë me Milanin si portier i lirë pas skadimit të kontratës me klubin nga San Paolo.