Milan Skriniar ka pohuar se Interi është në gjendje t’i fitojë të gjitha ndeshjet këtë sezon.
Interi është i pamposhtur këtë sezon, me 11 fitore dhe tri barazime në 14 ndeshje të Serie A, dhe renditen në vendin e dytë në tabelë, transmeton Express.
E Skriniar ka luajtur një rol kyç në formën fantastike të “Zikaltërve”.
“Presim ndeshje të vështirë sepse ata janë të fortë fizikisht dhe kompakt, por duhet të fitojmë patjetër para tifozëve tanë’, ka thënë Skriniar para ndeshjes mes Inter dhe Chievo, e cila luhet këtë të diele.
“Për ne, ardhja e tij [Spallettit] ka qenë shumë e rëndësishme. Ende nuk kemi humbur dhe shpresoj se do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, ka shtuar ai. /Express/