Drejtuesit e ri të Milanit nuk e kanë ndërmend t’i ndalin transferimit gjatë kësaj vere
Milani po bëhet gati ta bëjë transferimin e tetët gjatë kësaj vere. E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se “Rossonerët” kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci.
Reprezentuesi italian së fundmi spekulohej se kërkohej edhe nga Chelsea e Manchester City, përcjell Express.
Por, Milan i është bashkuar garës për transferimin e reprezentuesit të Italisë edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë meqë Juventus kërkon mbi 60 milionë euro për shitjen e lojtarit. /Express/