Pierre Aubameyang mund t’i bashkohet Milanit gjatë kësaj vere
Sipas Premium Sport, sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre Aubameyang mund t’i bashkohet gjatë kësaj vere në Milan.
Sky Sport shkruan se sulmuesi nga Gaboni ende është në listën e dëshirave të Rossonerëve, përcjell Express.
Në fakt, Milan po kërkon transferimin e Nikola Kalinicit nga Fiorentina. Por, duke parë vështirësitë që po ka në transferimit e sulmuesit kroat, Milan ka rikthyer sytë kah Aubameyang.
Milan ka qenë shumë aktive gjatë kësaj vere duke transferuar gjatë yje. Mbetet të shihet nëse Aubameyang do të jetë përforcimi i shtatë.
Aubameyang ishte pjesë e Milanit mes viteve 2008-2011, por asnjëherë nuk kishte luajtur me ekipin e parë. Ai ishte huazuar te skuadrat si: Saint-Étienne, Lille, Dijon e Monaco.
Por, sulmuesi i Dortmundit kërkohet edhe nga Chelsea, Liverpool dhe klubi kinez Tianjin Quanjian /Express/