Sport

Milan kërkon sulmuesin e Romës (Foto)

Milan e dëshiron sulmuesin në top formë Edin Dzeko
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka kërkuar nga drejtuesit e rinj të skuadrës që të transferojnë sulmuesin e Romës, Edin Dzeko, shkruan Corriere dello Sport.

Boshnjaku është duke shkëlqyer këtë edicion, ku është një nga golashënuesit më të mirë në Evropë.

Përveç Dzekos, Milan po interesohet edhe për sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata. /Express/