Sport

Milan kërkon një përforcim të madh nga Bundesliga

Milan është në bisedime me një përforcim të madh nga Bundesliga.“Gianluca di Marzio” ka njoftuar se “Rossonerët” janë në kontakt me Bayer Leverkusenin në lidhje me transferimin e mesfushorit Hakan Calhanoglu.

Calhanoglu spekulohet se do të largohet nga Bayer Leverkusen por ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

Kurse, klubi gjerman kërkon 30 milionë euro për shitjen e tij.Milan shpreson ta mposht konkurrencën nga Premierliga duke e sjell Calhanoglun në Serie A.