Sport

Milan-Inter, luhet edhe në Kupën e Italisë, ja kur do të zhvillohet ky takim

Derbi italian në mes të Milan dhe Inter do të jetë, çerekfinalja e Kupës së Italisë që do të tërheqë, më së shumti vëmendje.

Skuadra e Gattuzos mundi Veronën 3 – 0 dhe do të përballet më 27 dhjetor me rivalin e përjetshëm Interin.

Një sukses i lehtë i Milanit të mërkurën në “San Siro” që tregoi vendosmëri, duke realizuar 2 gola që në pjesën e parë.

Interi arriti të kualifikohej me më vështirësi në përballjen me Pordenonen të martën që u vendos pas penalltive.