Sport

Milan gjen zëvendësin e Donnarummas (Foto)

Milan tashmë e ka gjetur zëvendësin e Gianluigi Donnarummas
Drejtuesit e Milanit janë në kërkim të një portieri të ri, pasi Gianluigi Donnarumma nuk do ta vazhdojë kontratën.

Sipas Sky Sports, Milan është duke u interesuar për portierin italian të Genoas, Mattia Perin, përcjell Express.

Portieri italian ka kontratë me Genoan deri në vitin 2019, por thuhet se Rossonerët janë pranë një marrëveshje për 24 vjeçarin

Përveç Perinit, në listën e Milanit janë edhe Bernd Leno i Leverkusenit dhe Rui Patrício i Sporting Lisbonës. /Express/