Sport

Milan gëzon tifozët, transferon yllin e Premierligës

Afati kalimtar i janarit pritet të jetë shumë interesant për Milanin, që ka filluar të punojë për disa afrime.
‘Rossonerët’ kanë shprehur dëshirën për të nënshkruar në afatin kalimtar të janarit me mesfushorin e Liverpool, Fabinho, me brazilian që po ashtu është në kërkim të më shumë minutave në fushë.

Lojtari që i kushtoi Liverpoolit 40 milionë euro nga Monaco, këtë sezon ka regjistruar vetëm tri paraqitje si titullar te skuadra nga ‘Anfield Road’.

Dhe, sipas gazës italiane ‘Corriere dello Sport’, Milan mund t’i ofrojë rrugën e ‘shpëtimit’ 25 vjeçarit, për të rritur minutat në fushën e lojës, përcjell ‘lajmi.net’.

Rossonerët aktualisht renditet në vendin e pestë në Serie A, dhe janë duke u përballur me shumë mungesa në mesfushë pas lëndimeve afatgjata të Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura.

Trajneri i tyre Gennaro Gattuso ka shkuar aq larg sa ka konsideruar rikthimin e 33 vjeçarit Ricardo Montolivio në skuadër./Lajmi.net/