Sport

Milan – Dortmund, testi i parë i vështirë për transferimet e reja

Milan – Dortmund, kjo është miqësorja e luksit që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme.
Disa nga lojtarët e transferuar në Milan gjatë verës kanë zhvilluar tashmë ndeshje me klubin nga “San Siro”, por ajo e sotmja pritet të jetë më e vështira, një test i vërtetë për të parë ku është Milani i ri.

Nga ora 13:20, Milani dhe Dortmundi do të përballen në International Champions Cup dhe Montella do të kërkojë të gjejë formulën e duhur për sezonin e ardhshëm pikërisht ndaj një skuadre të fortë siç është Dortmundi.

Në këtë ndeshje nuk do të luajnë tri trasnferimet e reja, Leonardo Bonucci, Biglia dhe Andre Silva. /Express/