Sport

Milan- Biglia, ky është lajmi i fundit

Milan ende nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Lazios, Lucas Biglia
Drejtuesit e Milanit dhe ata të Lazios janë në bisedime për transferimin e mesfushorit argjentinas, Lucas Biglia.

Lazio kërkon 20 milionë euro, ndërsa Milan nga 15 ka rritur ofertën në 17 milionë euro, shkruan Mediaset Premium.

Por, edhe kjo ofertë pritet të refuzohet, pasi Lazio nuk dëshiron më pak se 20 milionë euro.

Deri sa bisedimet vazhdojnë, lojtari nesër do të nis stërvitjet me skuadrën e Lazios për sezonin 2017/18. /Express/