Aktuale

Milaim Zeka shkruan se kur do të godas Specialja dhe kush do të përfundojë në Hagë

Deputeti i Nismës Milaiim Zeka ka treguar se kur Gjykata Speciale do të nis aktakuzat e para dhe se presidenti Thaçi, sipas tij, është i pari me të cilin do të merret kjo gjykatë.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Zeka sqaron se Specialja nuk është raciste e as kundër UÇK’së.

Ai thotë se Gjykata Speciale, sipas të gjitha gjasave, do të ngrit të paktën katër aktakuzat e para, në fund të korrikut, dhe në fillim të gushtit të këtij viti.

Postimi i tij:

Aktakuzat e para te Speciales, ne funde te korrikut

Gjykata nuk eshte as raciste, as kunder UÇK-se

Gjykata Speciale, sipas te gjitha gjasave, do te ngrite te pakten kater aktakuzat e para, ne funde te korrikut, dhe ne fillim te gushtit te ketij viti.

Ne goditjen e pare, PDK do te pesoje e para, mirepo edhe partite e tjera do te jene ne shenjester. Presidenti Thaçi eshte cak i sigurte, po krejte kjo varet nga renditeja e zinxhirit komandues.

Kreret e larte te ShIK ut do te perfundojne ne Hage, per t’u leshuar radhen akuzave te tjera, qe do te kapin krere te larte jo vetem te PDK- se, po edhe te AAK-se, NISMes, VV e LDK-se.

Tani qe po tregohet etja e madhe per pushtet, edhe kreret e VV-se jane pajtuar me veprimet e kesaje Gjykate, e bashke me te, edhe me demarkacionin, dialogun me Beogradin, si dhe Bashkesine e Komunave Serbe. Fakti qe kjo parti “revolucionare”, “patriotike”, e per “bashkim kombetar” i beri thirreje LDK se per koalicion, flet per gjitheçka.

Arrsyetimi per Gjykaten eshte i thjeshte: “Ata e kane bere, ne s’ mundemi ta refuzojme”!

Mjafton qe zedhenesi i VV se, Tome Gashi, te dali neper media e ta quaje “raciste” e “anti UÇK” kete Gjykate.

Nese Tomes i dhimbesen komandantet e UÇK se pse shkojne ne Hage, edhe Donalt Trampi “ka qajtur” kur dronat e ushtrise kane vra komandante te ISS-it, apo Obama “po qante” kur u vra Bin Ladeni!!!

the authorE B