Më 22 tetor, ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale, me mijëra persona do të punojnë në të gjitha vendvotimet anekënd Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
“Në Ditën e Zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 Vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve”, ka thënë Elezi, i cili ka shtuar se emërimi i tyre është bërë më herët nga ky institucion.
Sipas KQZ-së, përveç tyre, janë edhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë./KosovaPress/