ShowBiz

Mihrije Braha sonte publikon këngën e re, ja sa seksi do të duket (FOTO)

Ka kohë të gjatë që ajo qëndron stoike në estradën kosovare. Me një karrierë të bujshme muzikore Mihrije Braha nuk di t’iu thotë jo projekteve muzikore.

Gjithmonë paraqitet me diçka ndryshe, duke sfiduar edhe moshën që ka.

Përkundër viteve që ka mbi supe dhe përkundër faktit se është bërë nënë, pamja e saj ka ndryshuar fort pak për të mos thënë aspak.

Se po mbahet fort edhe po i mposht efektet që mosha jep në pamje, Mihrije Braha e dëshmon edhe në videoklipin e këngës ‘Jam nxanë’ që do ta publikojë sonte në orën 18:00.

Gazeta Express, ka siguruar disa foto se sa provokuese do të duket Miki në këtë videoklip.

Rikujtojmë se këngëtarja gjatë këtij sezoni është shumë e angazhuar me dasma dhe ahengje familjare. /GazetaExpress/.

the authorE B