ShowBiz

Mihrija filmon këtë gjendje në veri të Mitrovicës (Video)

Shumë yje të njohura te estradës muzikore kanë bërë urime të shumta për festën e Fiter Bajramit.

Një urim pak më parë ka bërë edhe këngëtarja e njohur Mihrije Braha.

Por ajo ka bërë një urim më ndryshe se të tjerët, transmeton Gazeta Express.

Në profilin e saj në Facebook Miki ka postuar video ku uron festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët mysliman duke vozitur në veturë.

Mihrija tregon se ajo është duke shkuar tek të afërmit e saj të cilët gjenden në veri të Mitrovicës.

Por ajo teksa filmon rrugën thotë se për të është e dhimbshme situata në veri ku sheh vetura me targa të Serbisë.

‘Urime festa e Fiter Bajramit të gjith shqiptarve të fes muslimane…..shikoni kto 2 video ……ja qfar sheh njeriu kur hun në veri të Mitrovices….e dhimshme për mua ….e për ju?komlet videon shikojeni ne fb…….M B’, kishte shkruar Miki.

Për më shumë shikoni videot më poshtë.

the authorE B