Sport

Meunier pajtohet me kushtet për transferimin në Borussia Dortmund

Thomoas Meunier do të largohet nga PSG.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Thomas Meunier, me shumë gjasë po luan sezonin e fundit në kryeqytetin e Francës.

Sipas raportimeve të ‘Sky Italia’, belgu është pajtuar për një kalim te skuadra e Borussia Dortmund, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi pritet të kalojë në ‘Signal Iduna Park’, sapo kontrata e tij në ‘Parc des Princes’ të skadojë gjatë kësaj vere.

Lojtari ka qenë i lidhur me një numër skuadrash, përfshirë këtu Arsenal, Tottenham e Juventus.

Megjithatë, garën për lojtarin e ka fituar gjiganti i Bundesliga, Borussia Dortmund. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. /Lajmi.net/