Aktuale

Meta-Rama ftesë për Partitë Popullore Evropiane, të asistojnë në dialog

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi sot pas takimit me kryeministrin Edi Rama se qëllimi i takimit ishte rritja e përpjekjeve për të garantuar paprekshmërinë e votës.

“Dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i takimit ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmëirnë votës së qytetarëve si themeli i bashkejetsës në një shoqëri evropiane. Me këtë rast vullneti për të nisur një dialog pa kushte, që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj legjitimë”, tha Meta.

“Së dyti, kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri por pa paraqitur asnjë emër, apo pa mbështetur asnjë kandidaturë pa dialoguar për të arritur konsensusin me opozitën edhe pse kjo mazhorancë ka gati 90 vota. Së treti, duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të patur besim, sepse mosbesimi është evident, kemi vendosur që t’i drejtohem zyrtarisht Partive Popullore Evropiane ku dhe PD është anëtare, që të asistojë sa më shpejtë të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira, të qeta e të ndershme”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit nënvizoi se toleranca është vendimtare për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme..

Takimi Rama-Meta, që u zhvillua në Hotel Tirana, vjen në një moment kur situata politike në Shqipëri është në ngërç për shkak të kërkesës së opozitës për krijimin e një qeveri teknike, që do ta drejtojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në takimin, i cili zgjati rreth 90 minuta, merrnin pjesë kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS, Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shoqërohej nga kryetari i grupit të LSI-se, Luan Rama dhe nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.

the authorE B