Aktuale

Meta nuk i foli gruas 4 ditë pasi ajo qëlloi Ramën me këpucë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi me rastin e krishlindjeve ka postuar një fotografi bashkë me të shoqin dhe presidentin, Ilir Meta ku shihen mjaftë të lumturë pas deklarimit të vet, Kryemadhit se presidenti kishte katër ditë.

“Meta ka 4 ditë që nuk më flet pasi qëllova me këpucë Ramën. Më duket se është mërzitur pak me atë gjestin. Kam shkuar me vonesë në shtëpi dhe e kam gjetur në gjumë, ose bënte sikur flinte për të mos më folur. Më duket se më mban pak inat” kishte thënë ajo.

Mirpo tash ajo duket se ndjehet mjaftë rehat në krahë të tij, duke uruar shqiptarët për ditë e kërshëndellave.

“Një dritë shprese me emrin Jezus Krisht po vjen pranë Nesh. Shpresa, harmonia, dashuria mbizotërofshin te Ju dhe familjet tuaja të bekuara.Ditët do të kenë lodhje, strese, lot, por dhe buzëqeshje e lumturi, mjafton që shpresa për Jetën të mos humbasë kurrë, prandaj dhe jeta që na dhuron Zoti është e bukur” shtoi Kryemadhi në një postim në Facebook

the authorE B