Barcelona e ka mposhtur 2:0 Real Betisin në “Camp Nou”.
Leo Messi ka shkëlqyer në fitoren e Barcelonës prej 2:0 ndaj Real Betisit në “Camp Nou”, ndeshja e parë kjo në La Liga për sezonin 2017/18.
Messi ishte i pafat, pasi shtylla ia mohoi tre gola, që do të kishin qenë spektakolar, sidomos ai nga gjuajtja e lirë. /Gazeta Express/